"Me vendimet që ka marrë Haradinaj, PDK-së dhe opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet"

Aktuale

"Me vendimet që ka marrë Haradinaj, PDK-së dhe opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet"

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 00:15
Ramush Haradinaj

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se kryeministri Haradinaj po i përdorë mençur disa nga temat aktuale me të cilat po përballet Kosova.

“Vendimi për taksat[ndaj Serbisë], i cili ka një mbështetje të gjerë opozitare dhe presim javën e ardhshme të kemi ligjin për ushtrinë, janë instrumente që po i përdorë mençur kryeministri Haradinaj për të pasur paqe edhe me opozitën”.

Kryeziu në “Debat Plus” ka thënë se opozita nuk i ka numrat dhe nuk e shoh si të afërt rënien e Qeverisë.

“Nuk mendoj se PDK-së e as opozitës do t’i shërbente në këtë periudhë të shkojnë në zgjedhje, sepse Ramush Haradinaj me taksën 100% dhe ligjin e kryer për ushtrinë do të ishte i favorizuar…”, tha ai.

Pjesëtari i shoqërisë civile thotë se janë disa vendime që në dhjetë vjeçarin e fundit disa qeveri kanë hezituar t’i marrin,  ndërsa Ramush Haradinaj i ka marrë.

“Kemi disa ligje si ai për Prishtinën, që nëse do të shkonim në zgjedhje do të ishin favor për Haradinajn”.

Sipas Kryeziut, edhe qëndrimi i Haradinajt për kundër shkëmbimit të territoreve do të ishte plus për Haradinajn në rast të zgjedhjeve të shpejta.

“Sfidë për Haradinajn mbetet qëndrueshmëria e tij ndaj taksës për produktet serbe”, tha më tej Ismet Kryeziu i KDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat