Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë - Bota Sot
Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Aktuale

Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:06
Ilustrim

Këto janë ngjarjet e ditës për sot.

10:00

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, organizohet aksion pastrimi në aksin rrugor Klinë-Gjakovë. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. (Fshati  Dollc, deponia afër rrugës kryesore)

10:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) organizon Konferencën e Tetë Vjetore. Marrin pjesë Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme; Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial etj. (Hotel “Emerald’’,  Prishtinë)

13:00

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, do të mbajë konferencë për media. (Zyrat e OEK-ut, Prishtinë)

19:00

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF” hap edicionin e tij të dytë, me shfaqjen teatrore nga Italia “RrëFimi”. (Teatri AAB, Fushë-Kosovë)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...