Dëshmitarët e të akuzuarve “Syri i Popullit” ndryshojnë deklaratat

Aktuale

Dëshmitarët e të akuzuarve “Syri i Popullit” ndryshojnë deklaratat

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:41
Pamje nga seanca

Prokuroria e Shtetit të premten i ka ftuar shtatë dëshmitarë për të mbështetur akuzën e tyre kundër dhjetë të akuzuarve në rastin e njohur si “Syri i Popullit”. Por deklaratat e dëshmitarëve ishin kundërthënëse e të paqarta.

Një pjesë e dëshmitarëve të Prokurorisë e kanë kthyer gjykatoren në vend të talljes dhe recitimeve. Dëshmitë e këtyre dëshmitarëve kanë zgjatur mbi gjashtë orë. Prokuroria e Shtetit edhe në dy seanca të tjera planifikon të ballafaqojë dëshmitarët me të akuzuarit për këtë rast, shkruan Koha.

I pari që ka dëshmuar në seancën e së premtes është dëshmitari Sabri Novosella. Ndonëse në fillim të dëshmisë ai ka thënë se nuk i njeh asnjërin nga të akuzuarit, Novosella ka folur në superlativ për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat