Thaçi: George H.W. Bush ia bëri të qartë Millosheviqit, Kosova është vijë e kuqe për SHBA

Aktuale

Thaçi: George H.W. Bush ia bëri të qartë Millosheviqit, Kosova është vijë e kuqe për SHBA

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:51
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikanë për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se “Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA”.

Postimi i plotë:

Popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat