Abdixhiku tregon mesazhin që presidenti Bush i kishte dërguar Milloshevqit për Kosovën

Aktuale

Abdixhiku tregon mesazhin që presidenti Bush i kishte dërguar Milloshevqit për Kosovën

Nga: G.B Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:03
George H.W. Bush

Të premten ka ndërruar jetë ish presidenti amerikan George Bush, në moshën 94 vjeçare.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai do të kujtohet gjithmonë si shpëtimtar i Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar mesazhin që Bush i kishte dërguar Millosheviqit për Kosovën, duke i thënë se nëse nisin konfliktin me Kosovën, SHBA do të ndërhynte ushtarakisht kundër tyre.

Postimi i tij i plotë:

Më 25 dhjetor 1992, në kohën e kërcënimeve për luftë e pastrim etnik ndaj Kosovës, Presidenti i atëhershëm i SHBA-ve George Bush (i vjetër) i kishte dërguar letër Slobodan Millosevicit. Letra përmbante një mesazh të thjeshtë:

“Në rast se ju nisni konlfikti të armatosur në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të intervenojnë ushtarakisht kundër jush” (citat i Neë York Times).

Mesazhi njihet si kërcënimi i kërshëndellave. Njihet si fillimi i mbrojtjes amerikane në Kosovë. Më 1999, pak vjet më pas, kërcënimi ishte bërë realitet. SHBA-të kishin nisur intervenimin ushtarak.

Kosova sot nderon Presidentin tashmë të ndjerë George Bush. Vija e tij e kuqe, ishte shpëtim për një vend e popull të tanë. Si shpëtimtarë, i njëjti, duhet të kujtohet gjithëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat