Haradinaj: Kosova humbi një mik të madh e SHBA-të një patriot të devotshëm

Aktuale

Haradinaj: Kosova humbi një mik të madh e SHBA-të një patriot të devotshëm

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush.

“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm. Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit tutje ka thënë se presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë.

“Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë”, ka shkruar ai.

“Prehu në paqe, njeriu i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë”, përfundoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat