Haradinaj tregon se si po hynë mallrat në vendkalimet kufitare pas taksës së vendosur

Aktuale

Haradinaj tregon se si po hynë mallrat në vendkalimet kufitare pas taksës së vendosur

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 13:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka ritheksuar edhe një herë se taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nuk është drejtuar serbëve të cilët jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu, përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kashprehur mirënjohejen “Doganës së Kosovës për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi”.

Postimi i plotë:

I vetdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb.

Mirënjohës Doganës së Kosoves për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi.

Për më tepër, hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nepër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat