Thaçi të varri i senatorit McCain, shpreh respektin e popullit të Kosovës

Aktuale

Thaçi të varri i senatorit McCain, shpreh respektin e popullit të Kosovës

Nga: N.H Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:25
Hashim Thaçi

Kreu i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA, ka bërë nderime tek varri i senatorit amerikan, John McCain.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në dy dekadat e fundit, sa herë që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte takuar gjithmonë senatorin, John McCain.

Me tej, Thaçi ka shprehur nderime dhe respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë McCain për paqen në botë.

Ja postimi i tij i plotë:

Në dy dekadat e fundit, sa herë që kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam takuar gjithmonë senatorin, John McCain. Edhe pse ai nuk është në mesin tonë, qytetarët e Kosovës, senatorin McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, bëra nderime te varri i tij, për të shprehur respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë për sigurimin e paqes në botë dhe përkushtimin ndaj vendit tonë. Lavdi të gjithë veteranëve amerikanë, që jetën e tyre e vunë në shërbim të atdheut dhe vlerave perëndimore.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat