Thaçi promovon veten me para te shtetit - komisioni parlamentar kërkon hetime kundër presidentit

Aktuale

Thaçi promovon veten me para te shtetit - komisioni parlamentar kërkon hetime kundër presidentit

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
Hashim Thaçi

Media ka siguruar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me shpenzimin e parave të taksapaguesve të Kosovës për lobim. Në këtë raport, dëshmohet se Presidenti Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar kontratën që Qeveria e Kosovës, ka pasur me “mikun e shqiptarëve” për librin e tij biografik.

Një faturë që kompania mikut të shqiptarëve Bob Dole “Alston &Bird”, dërguar qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar, në  vlerën prej 65,000.00$, dëshmonte se Hashim Thaçi e shfrytëzoi këtë kompani për librin e tij. Në përshkrimin e punëve që kishte kryer kompania thuhej se senatori Bob Dole, “ka edituar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi”.

Insajderi ka siguruar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me shpenzimin e parave të taksapaguesve Kosovës për lobim. Në këtë raport, dëshmohet se Presidenti Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar kontratën që Qeveria e Kosovës, ka pasur me “mikun e shqiptarëve” për librin e tij biografik.

Kontrata me kompaninë  amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole, në vlerën e mbi 2 milionë euro i ka mjaftuar presidentit Hashim Thaçi që ta shfrytëzon edhe për librin e tij që titullohet “Neë State, Modern Stateman”( “Shteti i ri – burrështetas modern”).

Sipas komisionit, në bazë të dokumenteve të prezantuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 18 korrik të vitit 2017,  nga kompania “Alston & Bird” ishte pranuar një faturë 65,000.00$, ndërsa në përshkrimin e punëve që kishte kryer kompania figuronte fjala hyrëse e senatori Bob Dole, për librin e presidentit Hashim Thaçi.

“Në bazë të dokumenteve të prezantuara nga MPJ drejt Komisionit Hetimor Parlamentar, më 18 korrik të vitit 2017, Kompania “Alston & Bird” ka dërguar faturën e punëve të kryera për muajin paraparak, pra qershor të vitit 2017.  Fatura ka numrin: 10900134. Ka titullin “Strategic Advice and Counsel”. Ka datë18 korrik 2017. Ka numrin e klientit: 065886. Ka numrin e lendes 10900134. Shuma e faturës në fjalë, është 65,000.00$. Bashkangjitur me faturën në fjalë, është edhe përshkrimi i punëve të bëra nga kompania “Alston & Bird” gjatë muajit qershor 2018; për të cilat punë është fatururar dhe shuma prej 65,000.00$”.

“Në këtë përshkrim, ndër të tjerash, thuhet se “Senator Dole edited and revised his foreëëord to President Thaci’s ucoming book”. Përkthyer në shqip, “Senatori Dole, ka edituar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi”, thuhet në raportin e Komisionit.

Gjithashtu si pjesë e dokumentacionit të muajit korrik, ishte edhe konfirmimi nga Ambasada e Kosovës në Uashington,se kompania në fjalë ka kryer obligimet sipas kontratës.

“Konfirmoj se shërbimet e kompanisë lobuese Alston & Bird, që janë cekur në dokumentin e bashkëlidhur, janë përmbushur për muajin qershor 2017. Ju lutem gjithashtu të bashkëlidhur e gjeni edhe faturën për periudhën në fjalë”, thuhet në konfirmimin e Ambasadores së Kosovës në Uashington Vlora Çitaku.

Fatura në fjalë dëshmonte se fondet e kontratës me “Alston & Bird” janë përdorur për promovim personal, në këtë rast shkuarjen e parathënies së librit të Hashim Thaçi.

Në lidhje me faturën në fjalë, Komisioni Hetimor Parlamentar ka intervistuar Ministrin e Punëve të Jashtme gjatë kohës kur është dorëzuar fatura, Enver Hoxhaj.

Ish ministri gjatë dëshmisë ka deklaruar se nuk i ka parë të gjitha raportet e dorëzuara nga kompania “Alston & Bird”.

“Komisioni Hetimor Parlamentar ka intervistuar edhe ambasadorën Çitaku; njëkohsisht Menaxhere të Kontratës me “Alston & Bird”. Znj. Citaku, në intervistën e datës 09.11.2018, ka deklaruar se pjesa e shkrimit të parathënies është bërë “pro bono” nga Senatori Bob Dole. E njëjta ka prezantuar dhe një dokument “post festum” nga “Alston & Bird”, me datë 9 nentor 2018, që deklaron se puna e bërë për librin e Presidentit Thaçi nuk është bërë si pjesë e kontratës me Qeverinë e Kosovës”, shkruan në raport.

Komisioni Hetimor Parlamentar, që ka hetuar shpenzimin e parave për lobim përreth gjashtë muaj me radhë, është ankuar për mosbashkëpunimin e institucioneve përgjegjëse për kontratat e nënshkruara.

Sipas raportit ato nuk i kanë ofruar të gjitha dëshmitë e kërkuara nga komisioni.

Për kontratën me “Alston & Bird”, me kohëzgjatje 12 mujore, Komisioni thotë se ka pranuar raporte të punës për vetëm 8 muaj, ndërsa për 4 muajt e fundit të kontratës raportet nuk janë dorëzuar fare.

“Komisioni Hetimor Parlamentar ka pranuar raporte për muajt: mars 17, prill 17, maj 17, qershor 17, gusht 17, korrik 17, shtator 17, tetor 17; porse nuk ka pranuar fare raportet për muajt nëntor 17, dhjetor 17,janar 18 dhe shkurt 18”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat