Avokati i njohur tregon rastet kur personat që kishin shtënë mbi hajnat ishin liruar

Aktuale

Avokati i njohur tregon rastet kur personat që kishin shtënë mbi hajnat ishin liruar

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Besnik Berisha

Avokati, Besnik Berisha, i cili tashmë është bërë avokat pa pagesë i Ridvan Beqirit, personi i cili la të vdekur një hajn natën e 27 nëntorit në Veternik të Prishtinës, ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij se personat e tillë duhet liruar dhe mbajtur nën përkujdesje pas ngjarjeve të ngjashme.

Avokati Berisha ka shkruar në Facebook se rastet kur personat gjuajnë në drejtim të hajnave hedhin poshtë çdo teori e pseudo analizë të kujdo që rreshtohet në mbrojtje të atyre që po vjedhin, grabitin dhe po terrorizojnë shumicën e qytetareve tanë, si dhe po i vënë hije të zezë vendit.

“Përkundër këshillës së policisë se ai nuk duhet të qëllojë mbi hajnat sepse asnjë pasuri se arsyeton humbjen e jetës së dikujt, ai megjithatë vazhdon dhe me pushkën e tij qëllon te dy hajnat dhe i lënë të vdekur” shkruan ndër të tjera Berisha duke dhënë arsyetimin e tij për këtë çështje. Madje për të shpjeguar atë që thotë ai ka bashkëngjitur edhe një link të cilin mund ta shikoni në postimin e plotë të tij.

Ja edhe psotimi i plotë i Berishës:

Per ata qe akoma kane dilema se si trajtohen ne bote rastet e hyrjes me dhune ne shtepi te dikujt, po e ndaje me ju nje video qe pasqyron dy ngjarje te verteta ne Amerike.

Ne ngjarjen e pare protagoniste eshte nje grua/nene me foshnjen e saj, e cila me t’u perball me dy sulmues/hajna, njeri i moshes 24 vjecare, therret linjen emergjente 911, i njofton per situaten dhe kerkon ndihme, duke ua sqaruar se ne shtepi eshte vetem me foshnjen e saj dhe ka frike se do e pesojne ndonje te keqe.

Meqenese asistenca e policise mund te vonohej sepse vendi ku jetonte ishte larg nga vendndodhja e policise, pergjigjja qe mori nga policia ne mes te tjerash ishte:

” Bej cfaredo qe duhet te mbrosh veten dhe foshnjen tende”.

Ne momentin qe hajnat arriten te thyejne deren e shtepise, gruaja/nena qelloi ne drejtim te tyre dhe kjo ngjarje perfundoi me sulmuesin/hajnin 24 vjecar te vrare.

Policia vendosi qe mos ta ndjek penalisht gruan/nenen qe vrau sulmuesin/hajnin dhe e konsideroi veprimin e saj te drejt dhe te ligjshem.

Ne ngjarjen e dyte protagonist eshte nje inxhinier i pensionuar, i cili veren hajnat duke hyre ne shtepi te fqiut dhe therret policine.

Perkunder keshilles se policise se ai nuk duhet te qelloi mbi hajnat sepse asnje pasuri se arsyeton humbjen e jetes se dikujt, ai megjithate vazhdon dhe me pushken e tij qellon te dy hajnat dhe i lene te vdekur.

Edhe ne kete rast, juria refuzoi kerkesen qe ai te akuzohet dhe personi u la i lire.

Keto situata dhe praktikat e ngjajshme, te njohura ne shumicen e vendeve te botes, hedhin poshte cdo teori e pseudo analize te kujdo qe rreshtohet ne mbrojtje te atyre qe po vjedhin, grabitin dhe po terrorizojne shumicen e qytetareve tane, si dhe po i vejne hije te zeze vendit tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat