Gjuriq reagon ndaj deklaratave të Hoxhajt se vendet e rajonit duhet krijuar pakt kundër Serbisë

Aktuale

Gjuriq reagon ndaj deklaratave të Hoxhajt se vendet e rajonit duhet krijuar pakt kundër Serbisë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 20:22
Marko Gjuriq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për të përditshmen kroate “Vecernji List” se në “Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi ka biseduar për krijimin e një pakti kundër Serbisë”.

Mirëpo, menjëherë pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i të ashtuquajturës zyre për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Enver Hoxhaj zbuloi synimet e vërteta të Prishtinës duke thënë se qëllimi i tyre është të shkatërrojnë Serbinë dhe të krijojnë një koalicion anti-serb në rajon. Ata nuk janë më të interesuar për të drejtat e shqiptarëve, as vetëqeverisjen në Kosovë, por dëshira e tyre, siç ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Hoxhaj, është një pakt rajonal kundër Serbisë ” ka thënë ai.

Tutje, shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi ka thënë se “për dallim nga separatistët prishtinas, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë pakte kundër dikujt, e pakte të tilla nuk bëhen në mënyrë që të jetohet me dikë në paqe, Serbia vazhdimisht insiston në liberalizim të plotë të mallrave, një treg të përbashkët rajonal dhe hapje të kufijve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat