Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka pasur dje punë me institucionet e drejtësisë.
Ai ka lajmëruar në stacionin nr.2 të Policisë e Kosovës për një rast kanosje që i është bërë atij nga një person.
Burime të medias kanë thënë se Pacolli ka raportuar rastin në polici, për ta dërguar pastaj te Krimet e Rënda.
Sipas burimeve, meqë kanosja ka qenë shumë serioze rasti është dërguar te Krimet e rënda, ku nuk shkojnë zakonisht.
Personi i dyshuar, i njohur për policinë ende nuk është intervistuar dhe janë në kërkim të tij.