Mediat serbe: Pakti Kosovë, Kroaci, Maqedoni dhe Mali i Zi, aleancë për shkatërrimin e Serbisë

Aktuale

Mediat serbe: Pakti Kosovë, Kroaci, Maqedoni dhe Mali i Zi, aleancë për shkatërrimin e Serbisë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:08
Ramush Haradinaj dhe Zoran Zaev

Mediat në Serbi vazhdojnë të merren intensivisht me Kosovën dhe raportin tonë me serbët dhe Serbinë.

Temat kryesore të gazetave serbe për numrin e së dielës kanë të bëjnë ekskluzivisht me Kosovën, ndërsa aty këtu ka edhe tema që merrem me boshnjakët dhe malazezët.

Njëra nga to shkruan për idenë e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj që të krijohet një pakt i përbashkët ndërmjet Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kundër Serbisë.

“Koalicioni ballkanik bëhet gati për sulm ndaj vendit tonë” është titulli i kësaj gazete.

Titull të ngjashëm, por dukshëm më të dhunshëm dhe ofendues për shqiptarët kanë disa nga gazetat serbe.

Ato shqiptarëve të Kosovës ju referohem me emërtimin e Millosheviqit ‘shiptari’, ndërsa shkruajnë se “shqiptarët kanë nisur realizimin e planit përbindësh”.

“Pakt për shkatërrimin e Serbisë”, është njeri nga titujt.

“Goditje ndaj Serbisë”, shkruan “Informer”, ndërsa në fotografi janë Naser Oriq, kryekomandanti boshnjak i luftës i liruar dje nga akuzat për vrasjen e serbëve, pastaj Millo Gjukanoviq, presidenti malazez dhe kryeministri te Kosovës, Ramush Haradinaj.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat