Dita Botërore kundër Skllavërisë

Aktuale

Dita Botërore kundër Skllavërisë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 07:31
Ilustrim

Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën - më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë - janë të skllavëruar. Dita ndërkombëtare kundër skllavërisë, 2 dhjetor shënon datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).

Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat