Salihaj kujton presidentin Rugova: I gjithë Parlamenti Evropian u ngrit në këmbë për Rugovën

Aktuale

Salihaj kujton presidentin Rugova: I gjithë Parlamenti Evropian u ngrit në këmbë për Rugovën

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:50
Presidenti Rugova dhe Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së në Parlamentin e Kosovës, Adem Salihaj, e ka kujtuar presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovën në ditën e lindjes së tij.

Salihaj thotë se janë të rralla personalitetet botërore si presidenti Rugova, që për një kohë të shkurtër arriti të bëhet i njohur që ti hape dyert e kancelarive të shteteve më të fuqishme të botës, si SHBA, Gjermania, Anglia, Franca e shumë të tjera.

Salihaj thotë se, po të ishte gjallë Dr. Rugova shumë rovese do të kryeshin moti, ndërsa Kosova do të ishte integruar në BE dhe NATO.

Ai përmend edhe rastin kru Parlamenti Evropian është ngritur i tëri në këmbë në shenjë respekti për presidentin Rugova.

“Personalitetet më të njohura botërore të kohës u shprehën në superlativ për personalitetin e Presidentit Rugova, duke pohuar se Republika e Kosovës as që mund te imagjinohej pa Presidentin Rugova”, shkruan Salihaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

NË DITËN E LINDJES SË PRESIDENTIT RUGOVA

Në ditën e sotme, më 2 dhjetor 1944, lindi Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu që krijoi vizionin e Republikës së Kosovës dhe e realizoi atë me sukses të plotë.

Janë të rralla ato personalitete botërore si Presidenti Rugova, që, për një kohë aq të shkurtër, arriti të bëhej aq i njohur dhe aq shpejt të hapte dyert e kancelarive të shteteve më të fuqishme të botës, SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës e shumë shteteve të tjera. Janë të rralla ato personalitete, që, sikur Presidenti Rugova, aq shpejt arriti ta bënte të njohur problemin e Kosovës dhe ta kthente opinionin ndërkombëtar në favor tonin.

Po të ishte gjallë Presidenti Rugova, shumë procese do te kryheshin moti dhe sot Kosova do te ishte një shtet stabil dhe i integruar në BE dhe në NATO.

Sigurisht që të gjithë e mbajnë mend se si i gjithë Parlamenti evropian u ngrit në këmbë në shenjë respekti për personalitetin e tij dhe për vetë Kosovën.

Personalitetet më të njohura botërore të kohës u shprehën në superlativ për personalitetin e Presidentit Rugova, duke pohuar se Republika e Kosovës as që mund te imagjinohej pa Presidentin Rugova.

Unë jam i lumtur që punova bashkë me Presidentin Rugova si bashkëpunëtor i ngushtë i tij, në realizimin e çështjes së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe ne krijimin dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore të saj.

Presidenti Rugova do të mbetet i paarritshëm dhe i papërsëritshëm, krijuesi i pakontestueshëm i shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat