Skender Hyseni kujton Rugovën në ditëlindjen e tij

Aktuale

Skender Hyseni kujton Rugovën në ditëlindjen e tij

Nga: D.RR Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Ibrahim Rugova dhe Skender Hyseni

Ish bashkëpunëtori i presidentit Ibrahim Rugova, Skender Hyseni ka kujtuar atë në ditëlindjen e 74 të presidentit, duke thënë se ai ishte njeriu i urtë me intelekt te pashoq, gjithnjë i qeshur dhe shumë i dashur për njerzit, ishte arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Duke kujtuar Ibrahim Rugovën
2 dhjetori 1944 është data e lindjes së Presidentit Ibrahim Rugova. 
Dr.Ibrahim Rugova, njeriu i urtë me intelekt te pashoq, gjithnjë i qeshur dhe shumë i dashur për njerzit, ishte arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës. Ndërsa e kujtojmë me mall sot, në ditën e lindjes së tij, nuk ka si të mos thuhet se Ibrahim Rugova instaloi, për herë të parë në Kosovë, një sistem fundamental vlerash demokratike me orientim të padiskutueshëm për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe NATO. 
Ishte konsistent, plot besim, i palëkundur dhe stoik në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.
Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën! 
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat