LDK: Ibrahim Rugova ishte arkitekt i pavarësisë së Kosovës

Aktuale

LDK: Ibrahim Rugova ishte arkitekt i pavarësisë së Kosovës

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:01
LDK gjate homazheve

Në 74 vjetorin e lindjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës-ë bashkë me miq dhe bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varri i tij.

Pas homazheve, në emër të kryesisë së LDK-së, ka folur nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili ka vlerësuar lart figurën e presidentit Rugova, si dhe ëndrrën për pavarësi e demokraci realizoi.

Për më tepër, Veliu ka theksuar tipare të karakterit të tij si burrërinë, vendosmërinë dhe diplomacinë e urtësinë e tij me të cilat i bëri për vete popullin e Kosovës dhe gjithë botën.

“Rugova ishte Presidenti i parë i Kosovës, i cili ëndrrat shekullore të popullit për liri, pavarësi e demokaci i projektoi bukur dhe i udhëheqi ato deri në realizimin e tyre.Padiskutim Ibrahim Rugova ishte arkitekt i pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Veliu.

Po ashtu, kryesia e LDK-së, pas homazheve kanë vizituar edhe Familjen Rugova.

Gjatë vizitës, sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri i cili ka vlerësuar lartë punën, jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.

Për më tepër, ai ka theksuar mungesën që ka lënë Rugova pas vdekjes së tij, sidomos në sfidat e sotme në të cilat po kalon vendi.

Kurse, bashkëshortja e presidentiti,  Fana Rugova ka falënderuar kryesinë e LDK-së për vizitën dhe ka falënderuar LDK-në për punën që është duke e bërë, partinë të cilën e themeloi Presidenti Rugova.

Presidenti i Kosovës, i cili mbeti në histori për politikën dhe vlerat e larta të tij, ka lindur më 2 dhjetor 1944 dhe ka vdekur më 21 janar 2006.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat