Ambasadori britanik në Prishtinë: I dashur Zot, kualifikoji Kosovën dhe Anglinë

Aktuale

Ambasadori britanik në Prishtinë: I dashur Zot, kualifikoji Kosovën dhe Anglinë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, lutet që Anglia dhe Kosova t’ia dalin të kualifikohen në Kampionatin Evropian, EURO 2020, nga Grupi A.

Pas hedhjes së shortit sot në Dublin, u mësua se Kosova do të jetë në Grupin A, dhe për kundërshtarë do t’i ketë bartësin e grupit, Anglinë, si dhe Çekinë, Bullgarinë dhe fqinjin Malin e Zi.

Për O’Connell ky short është i veçantë, pasi i vë përball dy ekipe që ai i përkrah, vendin e vet, Anglinë, dhe vendin ku ai shërben, Kosovën.

Pas shortit, ai zgjodhi rrjetin social Facebook për të reaguar, dhe pati një lutje, që Zoti t’i dërgojë të dyja, Kosovën dhe Anglinë, në Evropianin 2020.

“I dashur Zot, shpresoj se do të kualifikohemi të dy [kombëtaret]”, shkroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat