Maxharraj demanton Vuçiqin: Ti more qafir nuk i don shqiptarët, e don vetëm shokun tënd të rrenave

Aktuale

Maxharraj demanton Vuçiqin: Ti more qafir nuk i don shqiptarët, e don vetëm shokun tënd të rrenave

Nga: A.ZH Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 16:04
Aleksandar Vuçiq

Profesor doktor Binak Maxharraj, i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, i cili së fundmi, ka deklaruar se i don shqiptarët.

Maxharraj, në një postim në Facebook, ka demantuar Vuçiqin, duke quajtur atë edhe kriminel dhe ia kujtuar atij vrasjet dhe krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, po t’i jepej rasti, Vuçiq sërish do t’i “priste në fyt shqiptarët”.

Maxharraj ka thënë se presidenti serb ndër shqiptarët, e don vetëm presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Reagimi iplotë i Binak Maxharrajt:

Aleksandër Vuçiq: Unë i dua shumë shqiptarët. Jo kjo është rrenë. Ti e don vetëm Hashim Thaçin. Po ta falim.

Ik more bir shkine, kur ja paske nis ti me i dashur shqiptarët. Deri dje na i ke pre fëmijtë në djep more katil, more kriminel, na i ke përdhunuar motrat, nënat dhe çikat tona.Ke bërë masakra nëpër tere Kosovën. Ke pre pleq e plaka, i ke deportuar mbi 1 milion shqiptarë jashtë trojeve të tyre. Ke hap me qindra varre masive për shqiptarët nëpër Kosovë dhe Serbi.

Si s'të vjen turp more qafir, kriminel, me rrejtë për ledinë. Ti nuk i don aspak shqiptarët. Me t’u dhanë rasti prapë i pret në fyt, sepse krimineli mbetet kriminel, është mësuar me gjak shqiptari.

Po ti more tru shpërlarë me i dashur shqiptarët, kujdesesh pak për ta atje në Luginën e Preshevës. I ke fut në geto, pa të drejta nacionale, pa fakultete, edhe ata nuk janë të lirë në shtetin tënd të kriminalizuar.

Së i don shqiptaret është rrenë e kulluar, sepse serbët rrenën e kanë në gjak, rrejnë kudo dhe për çkado.

TI nga shqiptarët e do shokun tënd të rrenave dhe dallavereve Hashim Thaçin.

Hashim Thaçin po ta falim me të dyja duart, sepse nuk na duhet gjë, kurse ai juve ju don bile shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat