Haxhiu i drejtohet deputetëve të PSD-së: Duan të bëhen patericë e Thaçit

Aktuale

Haxhiu i drejtohet deputetëve të PSD-së: Duan të bëhen patericë e Thaçit

Nga: N.H Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 16:03
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj propozimit të PSD-së, që opozita të jetë pjesë e ekipit negociator të dialogut me Serbinë.

Deputetja e opozitës përmes një shkrimi, i ka quajtur tradhtarë e vjedhës 12 deputetët e PSD-së duke thënë se tani duan të bëhen patericë e Thaçit.

Sipas Haxhiut tani është koha për zgjedhje të reja dhe jo pazare të reja.

Ja postimi i plotë i saj:

I tradhtuan votuesit, i vjedhën mandatet, tani duan t’i bëhen patericë Thaçit për koncesione të reja!
Zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo pazare të reja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat