Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka zgjedhur që përmes llogarisë së tij në Facebook të publikoj një fotografi të rrallë të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Osmani i LDK-së shkruan se kjo fotografi e rrallë është realizuar në kryeqytetin e Italisë, Romë, përcjell “Bota sot”.
Në krahun e djathtë të ish-kryeministrit Mustafa shihet të jetë ish-ambasadori i Shqipërisë në Itali, Pandeli Pasko.
“Foto e vitit 1994 në Rome e Akademik Isa Musftes, me Ambasadorin e Shqipërisë Pandeli Pasko”, shkruan Osmani në Facebook.