Ky është fjalimi më rrëqethës i presidentit Ibrahim Rugova

Aktuale

Ky është fjalimi më rrëqethës i presidentit Ibrahim Rugova

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:19
Nga momenti kur është vendosur monumenti i Skënderbeut

Në vitin 2001, më 28 nëntor, është vendosur monumenti i Skënderbeut në qendër të Prishtinës. Fjalën e rastit e kishte mbajtur Presidenti Ibrahim Rugova, atëherë ende në cilësinë e kreut të LDK-së.

Në fjalimin e tij Rugova kishte thënë se shumë gjenerata e kishin ëndërruar një ditë të tillë.

“Shumë gjenerata të mëparshme, si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja fëmijët tani, do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me heroin e vet. Do të ndihen më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova është e lirë, e bën të lirë nipat e tij dhe miqtë e Skënderbeut”, është shprehur Rugova me këtë rast.

Ky është fjalimi më rrëqethës i presidentit Ibrahim Rugova i mbajtur më 28 nëntor ditën kur u vendos monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat