Nuk kanë të ndalur reagimet nga pjesa tjetër e opozitës ndaj propozimit të PSD-së, që opozita të jetë pjesë e ekipit negociator të dialogut me Serbinë.
I fundit që ka reaguar është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se më në fund e ka çdo gjë të qartë për grupin që doli nga Vetëvendosje.
“Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt”, ka shkruar ndër tjerash ai.
Ja postimi i Aliut në Facebook:
Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt.