Frashër Krasniqi i kundërpërgjigjet Liburn Aliut: 90% të kohës merreni me PSD-në, vazhdoni me vajtu, por kurrë sen n’dritë s’keni me qitë

Aktuale

Frashër Krasniqi i kundërpërgjigjet Liburn Aliut: 90% të kohës merreni me PSD-në, vazhdoni me vajtu, por kurrë sen n’dritë s’keni me qitë

Nga: N.A Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:34
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi përmes një postimi në facebook ka reaguar në drejtim të deklaratës së deputetit të VV-së, Liburn Aliu, i cili tha se tani po e kupton arsyen e largimit të grupit të PSD-së nga Vetëvendosje.

Krasniqi duke iu drejtuar Aliut, ka shkruar se ndërkohë që ata vajtojnë e ankohen, këta të PSD-së po vazhdojnë rrugën për të ndalur Thaçin, Veselin e të tjerë.

Krasniqi poashtu në drejtim të Aliut tha se keni vendosur ta ruani partinë e të mos brengoseni fare për Kosovën.

Postimi i plotë:

Liburn Aliu, ndërkohë që ju vajtoni e ankoheni, ne po e vazhdojmë rrugën tonë për ta ndalur Thaçin, Veselin, etj. duke mos ua lënë në dorë atyre tërë fatin e Kosovës. Asnjë rezultat kurrë nuk e prodhoi strategjia e inatit, goditjes së murit me kokë, kritikës prej anash dhe pa u përfshirë. Ju keni vendosur ta ruani partinë tuaj e t’mos brengoseni fare për Kosovën.

Edhe pse na quajtët të parëndësishëm, ora juaj është ndalur prej që kemi dal ne. 90% të kohës merreni me PSD-në. Asnjë temë tjetër.

Vazhdoni me vajtu, por kurrë sen n’dritë s’keni me qitë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat