Policia tregon arsyet e ndalimit të autobusit nga Serbia

Aktuale

Policia tregon arsyet e ndalimit të autobusit nga Serbia

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:05
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 13:05, ia ka refuzuar hyrjen një autobusi të firmës "Kolasin Prevoz'' me targa BG, i cili kishte ardhur si linje e lirë jo e rregullt nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës.

Në autobusin i cili kishte ardhur pa pasur linjën e regjistruar të qarkullimit, iu është refuzuar hyrja 28 personave, kryesisht të gjinisë femërore të cilat janë prezantuar si "Unioni i grave në Beograd", të cilën e përfaqësonin gra me profesione të ndryshme, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve të siguruara dhe deklarimit të tyre, njëri nga qëllimet kryesore të kësaj vizite, e këtyre personave ka qenë mbajtja e një proteste në Mitrovicën Veriore, andaj bazuar në procedurat e parapara ligjore, atyre iu është refuzuar hyrja në vendin tonë, për arsye se paraqesin kërcënim për rendin dhe sigurinë.

Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë drejtuesit të autobusit dhe përfaqësuesve të këtij unioni, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat