Gashi komenton protestën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Gashi komenton protestën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:28
Arben Gashi

Për deputetin e LDK-së, Arben Gashi, veprimi i deputetëve të Listës Serbe që natën ta bëjnë në Kuvendin e Kosovës, është në funksion të njohjes së institucioneve shtetërore.

“Protesta e kolegëve deputetë kosovarë të etnisë serbe, në Kuvendin e Republikës është në funksion të njohjes së institucioneve shtetërore”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, dy çështje këta deputetë duhet t’i evokojnë.

“Kolegët e tyre politikanë (kryetarët e komunave), nga Mitrovica Veriore dhe tri komunat tjera të punojnë në institucionet e Kosovës, për interesa të qytetarëve të tyre, e jo të Serbisë”, ka thënë Gashi.

“Dhe e dyta të kërkojnë ndalimin e ndërhyrjes së Serbisë në jetën e tyre politike, si dhe të ndalohet sabotimi i progresit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar më tej.

Në këtë lloj proteste, Gashi ka thënë se edhe deputetët kosovarë të etnisë shqiptare do të protestonim me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat