Kryesia e Kuvendit diskuton për ushtrinë

Aktuale

Kryesia e Kuvendit diskuton për ushtrinë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 07:40
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të procedohen ligjet për FSK-në.

Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, në mesin e të cilave janë votimi në parim i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet dhe kompetencat e presidentit të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë, etj.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca e 23 nëntorit, në mesin e të cilave janë interpelanca e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat