Apostolova, deputetëve të Listës Serbe: Hahn vjen me mesazh të qartë për taksën

Aktuale

Apostolova, deputetëve të Listës Serbe: Hahn vjen me mesazh të qartë për taksën

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:01
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

(E plotësuar) - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka  thënë se mesazhi i Komisionerit  Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës së sotme do të jetë i qartë se duhet të hiqet taksa për mallrat serbe.

Sipas të parës së BE-së në vendin tonë, taksa prej 100 për qëind po e dëmton Kosovën që ka presidencën e CEFTA-s dhe se Kosova po thyen ligjet ndërkombëtare.

Këto komente ajo i bëri pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët po qëndrojnë të bllokuar në Kuvend në shenjë proteste ndaj taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës së sotme në Prishtinë do të zhvillojë takime me krerë të lartë shtetërorë.

***

Shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova po qëndron në zyrën ku prej dje po qëndrojnë deputetët e Listës Serbe.

Apostolova ka hyrë në zyrë dhe mediat nuk janë lejuar të kenë qasje.

Këta deputetë e kanë kaluar natën në hapësirat e Kuvendit që nga mbrëmë dhe janë duke pritur që të takohen më komisionarin evropian për Zgjerim, Johannës Hahn i cili sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo protestë ka ardhur pas vendosjes së taksës prej 100 për ndaj produkteve serbe.

***

Deputetët e Listës Serbë, që nga dita e djeshme janë mbyllur në zyrat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Listës Serbe, që nga ora 11:00 e ditës së djeshme janë mbyllur në zyrat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Janë bërë 22 orë nga kjo protestë e tyre si shenjë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës.

Po ashtu, deputetët e Listës Serbe, janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës me të vetmin qëllim, që ta takojnë komisionerin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili sot do të vijë në Kosovë.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka konfirmuar për “RTS”, se atyre iu është konfirmuar se është pranuar kërkesa e tyre, por akoma nuk dihet nëse komisioneri Hahn do t’i takojë deputetët e Listës Serbe.

Kujtojmë se komisioneri Hahn sot së pari do të zhvillojë një vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, e më pas do të udhëtojë për në Kosovë, ku pritet të takohet me të gjithë krerët e shtetit dhe me përfaqësuesit e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat