Kompromisi i paparashikuar për liberalizimin e vizave

Aktuale

Kompromisi i paparashikuar për liberalizimin e vizave

Nga: N.Sh Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Kosova u sakrifikua mjaftë shumë për të arritur rrugën drejt integrimeve evropiane, por në fakt me këtë politikë e cila po na udhëheq jemi shumë larg që kjo të ndodhë. Këtë vit, Kosova dështoi të bëhet anëtare e Interpolit, kurse pritet që të dështoj edhe në procesin e liberalizimit të vizave, pasi që, Evropa është skeptike që kjo të ndodhë, të pakën deri në vitin 2020.

Edhe përkundër se Kosova sakrifikoi tokë për viza, dhe u jepen qindra premtime ky proces tashmë duket se ka dështuar.

Kosova në këmbim për viza, ashtu siç na kanë paralajmëruar udhëheqësin tanë, si presidenti, kryeministri dhe pozita, votoi demarkacionin me Malin e Zi, ku thuhet se këtij shteti iu falën 8200 hektarë tokë, duke shpresuar që Bashkimi Evropian do të bën liberalizmin për qytetarët e Kosovës, megjithatë kjo po shtyhet akoma, pasi shteti jonë, nuk i ka kryer të gjitha detyrat për të cilat është zotuar.

Analisti politik, Ismet Haziri thotë se, ditë më parë Parlamenti Evropian e miratoje një rezolutë për Kosovën, e cila i krekosi sa pak do politikan dhe ministri, duke mos harruar se janë goxha naiv në politikë e diplomaci.

Image
Ismet Haziri

“Dështimet e Kosovës janë të njëpasnjëshme dhe Kosova nga padituria, korrupsioni, nepotizmi e kriminaliteti që burim i ka politikanët në vazhdimësi ka pasur në tërë periudhën e pasluftës, duke përkujtuar protestën e vitit 2004, 6 pikshi e 8 pikshi i famshëm i Ban Ki Monit që ka derivuar te plani i “ATISARIT” për një decentralizim jo funksional dhe deri më dështimet e sotme. Prandaj Kosova do të çlirohet kur këta politikan i kthehen shtëpisë dhe vetëm shtëpisë së vet”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Megjithatë, ai shton se, liberalizimi është herë dush i “ ftohet” e herë i “ngrohet” për qytetarët e Kosovës.

“Prandaj me këto ndjenja që bëhet loja me qytetarët, faj kanë tërë strukturat shtetërore, por dua të ua adresoj në veçanti MPJ dhe Ministrisë për Integrime Evropiane, që nuk e besoj se Kosova do të këtë shansa në historikun e vet të gjejë përfaqësues më të dobët, ma jo kompetent se këto dy Ministri”, pohon ai.

Ai shton se, sa i përket tokave, ne me kompromise e kemi dhuruar edhe te Debelldej me Maqedoninë, e po ashtu edhe tokën e Rugovës.

“Kjo është historia e përsëritur nga koha e Toptanëve me “mbi Shkodrën” dhe te Zogollve me “Shën Naimin”. Shpresoj se me 1 Janar të vitit 2020 do të lëvizim të lirë, por kompromisi është i paparashikuar”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat