Shtyhet takimi i presidentit Thaçi me komisionerin Hahn

Aktuale

Shtyhet takimi i presidentit Thaçi me komisionerin Hahn

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:02
Johannes Hahn dhe Hashim Thaçi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme pritet të vizitojë Kosovën.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ishte paraparë që të zhvillojnë një takim në ora 13:15 gjatë ditës së sotme, mirëpo ky takim është shtyrë për në ora 16:00, njofton zyra e Presidencës.

Ndryshe, Hahn gjendet aktualisht në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para nisjes për në Prishtinë.

Arsyeja e vizitës së komisionerit të BE-së, ka të bëj me vendosjen e taksës së Kosovës prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Po ashtu, është bërë e ditur se Hahn përveç presidentit Thaçi, ai do të bisedojë edhe me krerët e tjerë të institucioneve të Kosovës si dhe me partitë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat