Shala: Nuk kemi marrë asnjë vërejtje nga komisionet për projektligjet e FSK-së

Aktuale

Shala: Nuk kemi marrë asnjë vërejtje nga komisionet për projektligjet e FSK-së

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar sot projektligjet për FSK-në, përkatësisht raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala ka thënë se nuk kanë marrë asnjë vërejtje nga komisionet e përhershme.

Shala: Nuk kemi marrë asnjë vërejtje

“Nuk kemi marrë asnjë koment, asnjë vërejtje nga komisionet e përhershme”, ka thënë ai.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku deputeti Fatmir Xhelili ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale është i gatshëm të shkojë në lexim të dytë, ndërsa ka pasur një rekomandim, i cili u miratua.

Xhelili: Të hiqet amendamenti i nenit 59 nga projektligji

“Kam një propozim për komisionin që të tërhiqet një amendament. Të heqim te neni 59, të jetë siç ka qenë në fazën fillestare, të jetë: ‘të mos ketë qenë të dënuar me vendim të formës të prerë për vepër penale, të mos ketë pasur aktakuzë në 5 vitet e fundit’, është fjala për kandidatin për drejtor të Agjencionit për të Dhëna Personale”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Daut Haradinaj parashtroi nevojën që komisioni të shqyrtojë gjendjen alarmante të plaçkitjeve dhe konsumimin e substancave narkotike nëpër shkolla. Ai kërkoi raport me shkrim nga drejtori i policisë, dhe njësive të tjera.

Ndryshe, mbledhja e nesërme, ku është paraparë të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, është shtyrë për javën e ardhshme pasi Ekrem Mustafa gjendet jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat