Të arriturat e Kosovës janë bërë si rezultat i të rënëve për liri

Aktuale

Të arriturat e Kosovës janë bërë si rezultat i të rënëve për liri

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Foto me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, është organizuar akademi përkujtimore, ku u tha se ata sakrifikuan jetën me shpresën që e ardhmja për fëmijët e tyre të jetë shumë më e ndritshme.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se të gjitha të arriturat e Kosovës janë si rezultat i angazhimit të dëshmorëve për liri, pasi pa sakrificën e tyre, këto të arritura nuk do të ishin.

Thaçi: Kosova pritët të plotësoj objektiven e tretë

“Luftëtarët e lirisë dhe populli ishin bërë një, pavarësisht çmimit dhe sakrificës. Njëri ndër luftëtarët e pa epur ishte dhe Hyzri Talla, që kishte një përvojë organizimi në organizatat patriotike që nuk ndalen asnjëherë çlirimin prej okupimit… kam pas nderin, kënaqësinë dhe përgjegjësinë që të jem bashkëveprimtar i Hyzriut në momente të caktuara, veçanti në ngjarjet në vitin 1998… vrasja në pritë të këtyre veprimtare ishte treguesi më i mirë se çfarë rëndësie kishte ushtria çlirimtare për Serbinë në fronte në qendra urbane dhe kudo në Kosovë…pas realizimit të dy objektivave të mëdha, çlirimin dhe pavarësinë, Kosova pritët të plotësoj objektiven e tretë, integrimin në institucionet euro-antlatike, NATO dhe BE dhe organizatën e Kombeve të Bashkuara, por dhe ruajtën e miqësisë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë kreu i vendit, Hashim Thaçi.

Kurse, kryeparlamentari, Kadri Veseli tha se nderimi për dëshmorët nënkupton sakrificën e madhe që ata kanë bërë për liri të vendit.

Sipas tij, gjatë këtij muaji Kosova do të përmbyll një amanet të dëshmorëve, që është bërja e Ushtrisë së Kosovës.

Veseli: Gjatë këtij muaji e përmbyllin transformimin e FSK në Forcë të Armatosur

“Në krye të detyrës dhe shërbim të atdheut kishte vendosshmëri, që pa të nuk do të vinte liria. Në ato ditë dhjetori ne humbën shumë bashkëluftëtarë të dalluara. Humbëm Hyzriun, Afrimin dhe Ilirin….dhimbja ishte e madhe, por më e madhe ishte vendosshmëria për të vazhduar luftën deri në fitoren e plotë mbi pushtuesin… gjatë këtij muaji ne e përmbyllin transformimin e FSK në Forcë të Armatosur, do ta kemi një ushtri moderne, profesionale”, ka thënë kryeparlamentari, Veseli.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se  nderimi për heronjtë është vlerë e madhe.

Haradinaj: Pa dëshmorët nuk do të ishim këtu

“Rrugëtimi në rrugën e heronjve është me peshë,  nuk është i thjeshtë, është sfidues, por do të angazhohemi që të ecim rrugës së tyre së bashku. Ndërsa, familjeve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve iu themi se po pa këta burra, pa këta dëshmorë, heronj, pa këto flijime, nuk do të ishim këtu, por edhe pa sfidat e së tashmes, nuk mund të ecim në të ardhmen, kështu që të qëndrojmë së bashku” është shprehur, Haradinaj.

Pjesë e kësaj akademie përkujtimore ishte dhe komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, i cili tha se përkushtimi për dëshmorë është detyrë për të gjithë, ndërsa, avancimi i shtetit të Kosovës është nder për ta.

Ndërsa, vajza e dëshmorit Hyziri Talla nën emocione të mëdha tha se shpreson se sakrifica e të rënëve për liri, përfshirë dhe babain e saj, të shpërblehet duke avancuar Kosovën për një të ardhme më të mirë.

Talla: Shpresojmë që e ardhmja jonë të jetë shumë më e ndritshme

“Unë kam qenë shumë e vogël kur babai im ra dëshmor, nuk e kam kuptuar deri vonë se sa e vështirë dhe e rëndë është që të sakrifikosh jetën, vetëm për dëshirën dhe shpresën që e ardhmja për fëmijët e tij të jetë shumë më e ndritshme. Por, fatbardhsishtë, kjo shpresë nuk mbeti e tillë, u bë realitet.. shpresojmë që e ardhmja jonë të jetë shumë më e ndritshme”, tha ajo.

Dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishti dhe Afrim Maliqi kanë rënë më 2 dhjetor të vitit 1999 në Breg të Diellit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat