Pacolli i shkruan letër Haradinajt për taksën 100%

Aktuale

Pacolli i shkruan letër Haradinajt për taksën 100%

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:55
Presidenti i Aleanës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli,

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, njëheresh zv/kryeministër, i ka shkruar një letër kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Në letrën që ka siguruar media thuhet se AKR e mbështetë plotësisht vendimin e qeverisë për taksen 100% të vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja.

Këtë veprim Pacolli e ka ndërmarr pasi dikush po insiston se ai dhe partia e tij janë kundër taksës.

Ne letër thuhet se zërat që deklarojnë ndryshe nuk e përfaqësojnë AKR-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat