Policia konfirmon rastin e grabitjes së bankës në Veternik

Aktuale

Policia konfirmon rastin e grabitjes së bankës në Veternik

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:30, policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në lagjen Veternik,  në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, po ashtu personat e dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person dhe  janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i lënduar (sigurim i bankës), është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat