Policia në ndjekje të Radojçiqit

Aktuale

Policia në ndjekje të Radojçiqit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:14
Konferenca e Policisë

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka një urdhërarrest për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili është duke u hetuar në rastin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar vet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Qalaj: Ka udhër-arrest ndaj Milan Radoiçiqit

“Ju e dini që para disa ditësh Policia e Kosovës, e ka ndërmarrë një veprim për implementimin  e urdhëresës së Gjykatës, ku janë arrestuar disa persona, ndërsa një nga ta nuk është hasur në shtëpi, do të thotë ka qenë në arrati, dhe mund të konfirmoj që ka urdhër arrest ndaj Milan Radoiçiqit”, ka deklaruar Qalaj në një konferencë për media.

Në këtë konferencë, është bërë e ditur në lidhje me  konfiskimin e 113 kilogramë substance narkotike të llojit heroinë, operacion ky që është kryer dje.

Drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova ka thënë se janë të arrestuar katër persona të involvuar në këtë rast.

Shillova: Katër të arrestuar për rastin e konfiskimit të 113 kg drogë

“Kemi katër persona të arrestuar të gjithë janë shtetas shqiptarë, do të thotë të Shqipërisë, ka të dyshuar edhe nga Kosova, megjithatë rasti do të vazhdojë akoma të hetohet më tutje, nuk mund të jap detaje më tutje  për të dyshuarit për këtë rast, por në vazhdimësi ne kemi aktivitete hetuese në raport me këtë grup kriminal dhe me grupet tjera paraprake të cilat janë arrestuar javëve të kaluara, por kjo është sa i përket shtetësisë së personave të cilët janë involvu në këtë rast”,  ka thënë Shillova.

Drejtori i Departamentit për Operacione,  Afrim Ahmeti në këtë konferencë ka prezantuar  edhe statistikat e veprave penale gjatë këtij viti, në krahasim me vitin paraprak. 

Ahmeti tha se numri i veprave penale ka shënuar rritje.

Ahmeti: Vjedhjet gjatë këtij viti kanë shënuar rritje

“Numri i veprave penale në këtë periudhë kohore ka pasur një rritje për 3,52 përqind, ndërsa numri i rasteve në përgjithësi të raportuara është në rënie për -  2,27 përqind. Nga të gjitha këto vepra penale kisha përmend, vrasjet ka një ulje minus 33 për qind, lëndim i rëndë trupor ka qenë numër i njëjtë sikur në vitin 2017 ashtu edhe në vitin 2018, lëndim i lehtë trupor gjithashtu është pothuajse njëjtë. Vjedhjet kanë shënuar një rritje për 1, 22 për qind, vjedhjet e rënda ka zbritje për -8, 33 për qind, grabitjet 30 kanë qenë në nëntor të viti 2017, ndërsa 31 në nëntor të vitit 2018 apo 3, 33 për qind. Protestat 12 kanë qenë në nëntorin e vitit 2017, 28 në nëntor të  vitit 2018”, tha Ahmeti.

Drejtori i departamentit për kufi , Shaban Guda, u shpreh se në kufirin e Kosovës, kanë hyrë 1 milionë e 550 mijë persona, ndërsa në konferencë është bërë e ditur se deri më tani janë shpenzuar 85 përqind të buxhetit. 

Policia në ndjekje të Milan Radojiçiqit

Policia e Kosovës ka konfirmuar është ka një urdhërarrest për nënkryetarin e Lis

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia është në ndjekje të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiqit, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Qalaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka një urdhërarrest për Radojiçiqin.

“Mund të konfirmoj se ka urdhër arrest për të (Milan Radojiçiq)”, deklaroi sot Qalaj në këtë konferencë.

Se Kosova do të kërkoj ekstradimin e Radojiçiqit, e ka konfirmuar për lajmi.net, javën e kaluar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

Kujtojmë se dy javë më parë, njësitet speciale e kishin kërkuar Radojiçiqin në shtëpinë e tij në Mitrovicën e veriut, por pa mundur që ta gjejnë, në kuadër të një operacioni ku ishin arrestuar katër veta lidhur me këtë vrasje.

Ndërkohë, Radojiçiq ishte marrë në pyetje nga Policia e Serbisë rreth kësaj vrasjeje javën e kaluar.

Mirpëo pas marrjes në intervistë nga policia e Serbisë, Radojiçiq kishte deklaruar se ai nuk është i përfshirë në këtë vrasje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat