Hahn me porosi të qartë nga Beogradi: Hiqeni taksën

Aktuale

Hahn me porosi të qartë nga Beogradi: Hiqeni taksën

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:22
Komisionari evropian për Zgjerim Johaness Hahn

Komisionari evropian për Zgjerim Johaness Hahn ka porositur zyrtarët nga Prishtina që ta zhbllokojnë bashkëpunimin rajonal dhe tregtinë me Serbinë, dhe të tregojnë se është e nevojshme që sa më parë t’i kthehen dialogut.

Hahn ka shkruar kështu në rrjetin social Twitter pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Një takim i mirë me presidentin e Serbisë në Beograd, ku kemi biseduar për vendosjen e taksës në mallrat nga Serbia dhe Bosnja nga ana e Kosovës, që prezanton shkelje të CEFTA-s dhe bashkëpunimin rajonal. U pajtuam që urgjentisht duhet të ndodhë deeskalimi”, ka shkruar Hahn.

Sot Hahn do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat