Më 14 dhjetor votohet për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Më 14 dhjetor votohet për ushtrinë e Kosovës

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:57
Pjesëtarë të FSK-së

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit ka caktuar 14 dhjetorin, seancën në të cilën pritet që të votohen projektligjet për FSK-në.

Po në këtë mbledhje u vendos që të premten do të ketë seancë të rregullt plenare.

Këtë e  bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me ç'rast tha se kjo do të jetë edhe dita e shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Ai tha se prej UÇK-së, Kosova ka pasur ushtri, por tash po i jepet një vulë institucionale.     

Veseli: Më 14 dhjetor, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

“Më datën 14 dhjetor, urime të gjithëve, do ta kemi transferimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Besoj se do ta jetë një nga projektligjet që do të aprovohet me shumicën absolute të votave. Urime edhe njëherë të gjithëve. Pastaj do të kemi shqyrtimin e parë të projektligjit për buxhetit, dhe pastaj ditën e nesërme nga ora 17 do të kemi vazhdimin e seancave të papërfunduara në pikat e rendit të ditës, të cilat janë vetëm në votime“, tha kryetari i Kuvendit.

Ndërsa Armend Zemaj bëri të ditur se LDK do të merr pjesë në seancën e caktuar për votimin e projektligjeve për FSK-në. Ndërsa për seancat tjera tha se mbeten në vazhdën e grumbullimit të pikave.

Zemaj: Jemi në vazhdën e grumbullimit të pikave

“Jemi në vazhdën e grumbullimit të pikave, tu e marrë për bazë mungesën apo  mos seriozitetin e mazhorancës, dhe ju e dini që tani një numër i madh pikash për votim janë në seancat plenare”, u shpreh ai.

Zemaj bëri të ditur se edhe buxheti do të jetë në seancën e 6 dhjetorit, ditën e premte. Ai tha se është e rëndësishme që në këtë rast mazhoranca të ketë shumicën e saj, pasi që është një ndër projektligjet më të rëndësishme vjetore.

Veseli: Më 14 dhjetor Kosova bëhet me ushtri

Kryesia e Kuvendit të Kosovës po mban mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare, ku do të caktohen datat e mbajtjes së seancave dhe pikat e rendit të ditës, ku ndër të tjera, do të vendoset edhe për tri projektligjet për FSK-në.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat