Vendosja e taksës 100% për mallrat të cilat importohen nga Serbia, vazhdon të mbetet temë diskutimi, megjithatë ky vendim nuk duhet ndryshuar.
Analisti politik Skënder Zogaj ka thënë për “Bota sot” se vendimi i Qeverisë është hapi më i qëlluar që është bërë ndonjëherë, sepse është absurde që Kosova t’i bëhet tezgë tregu vendit armik që na ka vra, pre, djeg dhe është përpjekur që të na ç ‘faros!
Sipas tij, nuk është vetëm kjo, por duhet ditur e pasur kujdes pasi dihet që mallrat ushqimore nga Serbia paraqesin rrezik të jashtëzakonshëm për shëndetin e popullsisë.
“Mos të harrojmë se një shtet kriminel edhe në tregti është krejt e pritshme të përdor mjete e metoda kriminale. Prandaj, Kosova duhet të ndërmerr masa të plota mbrojtëse, ku vendosja e taksës është më elementarja. Mendoj se kjo taks nuk mund të ketë asnjë efekt në gjendjen e sigurisë, sepse, o ka ndërmarrë me kohë dhe asgjë më shumë nuk ka se çfarë bën. Por nëse veç serbet e veriut mendojnë të vendosin barrikada për shkak të taksës, këtë se kemi problem pasi e kemi të njohur pasioni serb rreth këtyre veprimeve”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.