Veseli-Hahnit: Vendimi për heqjen e vizave nuk duhet të shtyhet

Aktuale

Veseli-Hahnit: Vendimi për heqjen e vizave nuk duhet të shtyhet

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:18
Kadri Veseli ka takuar sot komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dialogun me Serbinë si dhe reformat që Kosova po bën në shumë fusha.

Me këtë rast kryetari Veseli  theksoi se është e padrejtë për qytetarët e Kosovës që edhe pas plotësimit të kritereve të kërkuara, të mbesin të vetmit të izoluar në Ballkan.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës presin që BE-ja të jetë unike sa i përket heqjes së vizave, pasi tashmë çdo kriter është plotësuar.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryetari Veseli theksoi se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale, që do të zgjidhë një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura e në të njëjtën kohë i hap rrugë Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, OKB, NATO dhe organizata të tjera.

Në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Veseli e njoftoi komisionarin Hahn se Kuvendi i Kosovës do të miratojë ligjet për këtë, më 14 dhjetor. Ai theksoi se ky vendim do të jetë një hap i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Ballkan, duke forcuar partneritetin me NATO-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat