Lamtumirë liberalizim

Aktuale

Lamtumirë liberalizim

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:35
Besian Mustafa

Sipas të gjitha gjasave edhe viti 2019 do ta zëjë Kosovën pa liberalizim të vizave.

Skeptik se Kosova nuk mund të presë asnjë lëvizje sa i përket liberalizimit të vizave në vitin 2018 shprehet edhe zyrtari i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar shkurtimisht, “Lamtumirë liberalizim”.

Ky reagim i Mustafës, vije pas raportimeve se çështja për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian për Kosovën, sipas zyrtarëve të Qeverisë se Kosovës, nuk është futur as kësaj radhe në agjendën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 6 dhe 7 dhjetor të këtij viti.

Kjo sipas tyre, ka ndodhur pas skepticizmit të shprehur nga vende të caktuara anëtare të Bashkimit Evropian, për një vendim pozitiv për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat