Hoti i LDK-së godet deputetët PAN-it, kësaj radhe për vetura

Aktuale

Hoti i LDK-së godet deputetët PAN-it, kësaj radhe për vetura

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:57
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka kritikuar institucionet e vendit për mosmarrjen e masave për ajrin e ndotur në Prishtinë.

Ai ka kujtuar se vitin e kaluar është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për masat që duhet ndërmarrë secili institucion për parandalimin e ndotjes, por sipas Hotit, efekti është zero.

Hoti po ashtu ka përmendur se disa deputetë të koalicionit PAN po synojnë rritjen e vitit të vjetërsisë së veturave që importohen në vend.

“Cilësia e ajrit këto ditë në Prishtinë është e patolerueshme, në veçanti sonte. Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës sezonin e kaluar ka nxjerrë rezolutë me një listë të masave qe duhet ndërmarrë secili institucion përgjegjës. Por, efekti është zero. Lëndët djegëse njësoj po përdoren në qytet, sikurse edhe qarkullimi i makinave pa asnjë pengesë. Për më tepër, deputetët nga koalicioni PAN janë angazhuar për ndryshimin e ligjit për rritjen e vitit te vjetërsisë së veturave që importohen”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat