Hahn porosit Thaçin: T’i zgjidhim të gjitha çështjet

Aktuale

Hahn porosit Thaçin: T’i zgjidhim të gjitha çështjet

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:23
Hahn dhe Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi priti sot komisionarin evropian për Zhvillim Johannes Hahn me të cilin bisedoi për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Kreu i vendit duke i uruar mirëseardhje komisionarit Hahn, ftoi për një angazhim më të madh të BE-së në Kosovë dhe rajon.

“E vlerësoj vizitën dhe angazhimin tuaj për zgjidhjen e problemeve”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, komisionari Hahn u shpreh përkrahës për aspiratat e Kosovës dhe të rajonit.

“Jam i interesuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet”, tha Hahn, duke folur për raportet e Kosovës me BE-në dhe për çështjet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat