Qytetarët e Kosovës të pafat dhe oguri i zi, duhet të presin deri në 2020 për të lëvizur pa viza!

Aktuale

Qytetarët e Kosovës të pafat dhe oguri i zi, duhet të presin deri në 2020 për të lëvizur pa viza!

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Tash e sa vite qytetarët e Republikës së Kosovës, e presin në “këmbë” liberalizimin e vizave. Shumë nga ta në forma të ndryshme ia mësyjnë shteteve të Bashkimit Evropian, kjo me shpresën se atje do t’i gjejë një jetë më e mirë.

Ndonëse janë vënë vazhdimisht kushte të ndryshme, kosovarët duket të jenë të pafat.

Ani pse krerët e shtetit, patën premtuar bukur moti se kosovarët brenda një periudhe të shkurtër do të udhëtojnë pa viza, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë edhe për disa vite.

Sot për vizitë në Kosovë, ishte komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Po i njëjti, hodhi poshtë deklaratat e politikanëvë kosovar, se liberalizimi është çështje muajsh.

Sipas Hahn, vizat nuk pritet të hiqen para vitit 2020. Lajm ky, i cili pamëdyshje se ka dëshpëruar gjithandej kosovarët.

Kujtojmë faktin se janë bërë 2 vitë, që kur Bekim Çollaku në atë kohë ministër i Integrimeve Evropiane, festoi me shampanjë lajmin se kosovarët do të lëvizin në evropë pa viza.

Deklarata të ndryshme bënë edhe pasardhësit e tij, duke mos përjashtuar këtu as krerët më të lartë të shtetit.

Të njëjtat, dukshëm veçse kanë mashtruar ndër vite qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, kosovarët ngadalë po i mbytë shpresa duke pritur tashmë vitin 2020!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat