Zbulohet biseda ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt mbrapa kamerave

Aktuale

Zbulohet biseda ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt mbrapa kamerave

Nga: D.RR Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 20:56
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është organizuar Akademia Përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heroit Hyzri Talla dhe bashkëluftëtarëve të tij, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Mirëpo, një kamerë amatore që ishte afër presidentit  Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, kishte xhiruar një bisedë mes tyre, ku edhe dëgjohet se për çfarë kishin biseduar, shkruan “Bota sot”.

Të dy krerët e shtetit kishin pasur një bisedë miqësore, ku temë kryesore e kishin vrapimin dhe bjeshkët, përcjellë “Bota sot”.

Biseda e plotë:

Presidenti Thaçi: Kryeministër si, qysh po të shkojnë punët?

Kryeministri Haradinaj: Mirë mirë, shpresoj. A po lodhesh ti?

Presidenti Thaçi: Kapak tu nga (vrapu) erdha n’kam.

Kryeministri Haradinaj: Mirë. Kishë masë(njerëz) bajegi shumë

Presidenti Thaçi: Paj po bre mirë. Çka po bën ti?

Kryeministri Haradinaj: N’vrap tybe qashtu, n’vrap.

Presidenti: A po shkon në bjeshkë hiq? (qesh)

Kryeministri Haradinaj: Po të shtunën ishim. Pshtim bjeshka me dal.

Presidenti Thaçi: Qashtu valla./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat