Haradinaj: Nuk më zhgënjejnë vendimet e europianëve, Vuçiq s’besonte se taksa 100% mund të jetësohej

Aktuale

Haradinaj: Nuk më zhgënjejnë vendimet e europianëve, Vuçiq s’besonte se taksa 100% mund të jetësohej

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 21:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e zhgënjejnë aspak vendimet e Bashkimit Europian sa i përket heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Hradinaj në Zona B ka thënë se ata procesin e liberalizimit e shohin të zakonshëm por ka theksuar se çështja e taksës 100% do të hiqet vetëm në tryezën ku garantohet njohja e Serbisë.

”Nuk është ndjenjë e mirë kjo në këtë situatë. Por nuk dua të dorëzohem”.

”Kemi shumë nevojë për liberalizim të vizave, nuk do t’i ndahem kësaj teme derisa të liberalizohen. Është shumë me rëndësi për jetën e njerëzve të Kosovës, nuk do të mund t’më zhgënjejnë europianët, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë për të vazhduar rrugëtimin tonë”.

”Nëse një shtet i fuqishëm si Gjermania e vlerëson, munden ta fusin në agjendë. Edhe opozita e din procesin dhe e din si është cështja e liberalizimit përfshirë edhe Vetëvendosjen”.

”Ai erdhi sot në Prishtinë dhe tha që ju e keni kryer punën. Ai tha se ju e kryet por tek ne është procesi me etapat e tij. Nëse nuk mundemi tani”.

”Kemi diskutuar edhe në të kaluar për mënyrën si të ballafaqohemi me disa verpime të Serbisë. E njëra nga mënyrat është diskutuar taksa e produkteve serbe. E pata deklaruar se taksa mund të rritet, në 100%, por Vuçiq nuk besonte”.

”Johannes Hahn po e kupton një pozicion jo të lehtë të Kosovës, Ky vendim i marrun i Kosovës është vendim që ka peshë të madhe, pesha e këtij vendimi është tavolina e parë ku bisedohet njohja aty mund të vendoset për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat