Reagon partia e Mimoza Kusarit: Dialogun e mbështesim nëse Thaçi nuk e udhëheqë dialogun

Aktuale

Reagon partia e Mimoza Kusarit: Dialogun e mbështesim nëse Thaçi nuk e udhëheqë dialogun

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 23:19
Mimoza Kusari Lila

Partia e Mimoza Kusarit, Alternativa, ka reaguar lidhur me lajmin se është arritur marrëveshja që Alternativa të jetë pjesë e ekipit negociator qeverisës.

Alternativa sipas një kumtese thekson se lajmi është i pavërtetë dhe nuk qëndron.

Sipas tyre, dialogun e mbështesin vetëm nëse tema e kufinjëve nuk është për diskutim dhe nëse Presidenti nuk e udhëheq dialogun. 

Ja reagimi i plotë:

Lajmi i publikuar ne media se është arritur marrëveshja që Alternativa të jetë pjesë e ekipt negociator qeverisës dhe se ky është fillimi i një bashkëpunimi për listë të përbashkët në mes të PSD dhe AAK për zgjedhjet e ardhëshme është i pavërtetë dhe nuk qëndron.

Alternativa i ka prezantuar kriteret për mbështetje të ekipit negociator dhe asnjëherë listën e përbashkët me PSD dhe AAK.

Me PSD kemi bashkëpunim parlamentar dhe strategjikisht po e diskutojmë bashkëpunimin, por në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë me listë të përbashkët me AAK.

Ne besojmë se dialogu është procesi i vetëm për arritjen e stabilitetit në Ballkan, por jo në mënyren e deritashme dhe me formën e deritanishme.

Dialogun e mbështesim vetëm nëse tema e kufinjëve nuk është për diskutim dhe nëse Presidenti nuk e udhëheq dialogun. 

Marrëveshje për mbështetje të ekipit qeveritar nuk ka pa u sqaruar temat e lartëshënuara dhe pa u arritur koncenzusi për mbështetje parlamentare të procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat