Mesazhi i Labinot Tahirit pas dështimit të vizave!

Aktuale

Mesazhi i Labinot Tahirit pas dështimit të vizave!

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 23:59
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka folur para qytetarëve të Kosovës në një paraqitje Live në Facebook lidhur me çështjen e vizave. Ai ka bërë me dije se nuk do të jap dorëheqje edhe pse viza nuk do të ketë për kosovarët deri më 2020.

“Kam thënë që nga 1 janari i këtij viti as unë e as familja ime nuk do të udhëtojmë derisa të hiqen vizat. S’kam thënë asnjëherë se do të jap dorëheqje.

E përkrahi atë që kryeministri ka berë me taksën. E mbështes edhe nësë bie qeveria. Kam thënë që nëse nuk kalon demarkacioni do të jap dorëheqje, por zonja Apostollova më ka kërkuar të votoj, dhe kam votu.  Kjo që ka ndodhur sot është dëshprim edhe për mua, edhe për familjen time”, ka treguar Tahiri.

Tahiri ka bërë edhe një kerkesë për kolegët e tij.

“Kërkoj nga të gjithë deputetët t’i dorëzojnë pasaportat dhe të solidarizohemi me qytetarët. Bashkë me pasaportat e Kosovës do t’i dorëzoj edhe atë të shtetit shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat