Luzha: Edhe nëse ndryshohet Qeveria, vizat nuk na hiqen

Aktuale

Luzha: Edhe nëse ndryshohet Qeveria, vizat nuk na hiqen

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 00:25
Besa Luzha

Analistja Besa Luzha thotë se shtyrja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën ka të bëjë me problemet e brendshme që kanë shtetet kyçe të BE-së.

Luzha në “Përballje” ka thënë se “dënimi” që na ka bërë BE-ja bie në kurriz të qytetarëve pasi politikanët kanë viza.

“Qytetari i Kosovës po dënohet nga dy palët: nga institucionet e Kosovës dhe nga BE-ja”.

Analistja ka thënë se BE-ja po përdorë standarde të dyfishta pasi viza po u jepen mjekëve e infermierëve, ndërsa jo edhe artistëve.

Sipas Luzhës, politikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

“Kemi pasur raste kur politika ka ndërhyrë në drejtësi…”, tha ajo.

Luzha thotë se kryeministri Haradinaj ka pasur pritje të mëdha për vizat pasi disa angazhime i ka marrë me ngulm.

“Ai ka shpresuar së paku deri në fund të vitit të marrim ndonjë ‘plus’ që rekomandon heqjen e vizave”.

Analistja thotë se është e zhgënjyer nga vizita e Hahn-it pasi ai gjeti këtë moment pas vendosjes së taksës për të dhënë lajmin e vizave.

Ajo ka thënë se edhe nëse ndryshohet Qeveria vizat nuk mund të vijnë në një të ardhme të afërt.

“Lëreni BE-në t’i kryej proceduarat e veta, sepse ne kemi punët tona. Korrigjimi i kufijve të largohet nga agjenda. Korrupsionin nuk mund të luftojnë vetëm institucionet”, tha Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat