LDK dhe VV kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 16:00

Aktuale

LDK dhe VV kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 16:00

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:18
Kuvendi i Kosoves

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dorëzuan kërkesë për seancë të jashtëzakonshme lidhur me "dështimet e koalicionit qeverisës", të cilat sipas tyre kulmuan me mosliberalizim të vizave.

Dy partitë më të mëdha opozitare kanë kërkuar që seanca të mbahet sot në ora 14:00.

“Dy grupet parlamentare nga radhët e opozitës konsiderojnë se këto dështime kanë krijuar mungesë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kanë lëkundur besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar në Republikën e Kosovës. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më tutje. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për normalitet dhe perspektivë të qartë. Tensionet e krijuara gjatë gjithë këtij mandati qeverisës e kanë pamundësuar debatin substancial në shoqërinë e Kosovës për arsim e shëndetësi më të mirë, për shërbime publike më efikase, për punësim dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin për media.

Kujtojmë se sot nga ora 17:00 është e paraparë vazhdimi i seancave të ndërpera të Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat