Hoxhaj takon ambasadorin Kosnett, flet për dinamikë të re marrëdhëniesh mes Kosovës dhe ShBA-së

Aktuale

Hoxhaj takon ambasadorin Kosnett, flet për dinamikë të re marrëdhëniesh mes Kosovës dhe ShBA-së

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:38
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ambasadorin e ri të Amerikës, Philip Kosnett.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett,

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se me ambasadorin amerikan Kosnett ka biseduar për një dinamikë të re bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Pata nderin ta pres në takim njoftues sot ambasadorin e ri të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett. Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mbështetjen e ShBA-së për Kosovën. Diskutuam për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës, dialogun me Serbinë, transformimin e FSK-së, si dhe sfidat me të cilat përballet rajoni aktualisht. Shpreha përkushtimin për thellimin e mëtejmë të miqësisë marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat